Mustafa: SHBA nuk lejoi që as unë e as Thaçi ta krijonim ushtrinë

  • A.P /
  • 19 November 2025 - 10:00
Mustafa: SHBA nuk lejoi që as unë e as Thaçi ta krijonim ushtrinë

Isa Mustafa, deklaron se Ramush Haradinaj ka merita të veçanta për krijimin e Ushtrisë, sepse siç shprehet SHBA as nuk kanë dashur të dëgjojnë mbi këtë temë në kohën e tij e të Thaçit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mustafa në një intervistë është shprehur;

“Ramush Haradinajt duhet të ja di për nder krejt Kosova, as vetë se di si ka arritë t’i bind SHBA-të që të bëhet transformimi në ushtri….S’kanë dashtë të dëgjojnë SHBA e as NATO që ne ta bëjmë ushtrinë pa ndryshim të Kushtetuës…etj”, tha Mustafa, duke folur për kohën sa ishte në qeverisje ai, por edhe Thaçi.

“Këtë punë e kreu Ramushi dhe ka merita të veçanta për këtë”, u shpreh tutje.

(Kosova Sot Online)