Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga VV
Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e thirrur me nënshkrimet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje gjysmë ore me vonesë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, aktualisht po e argumenton se pse duhet të votohen pikat e rendit të ditës që u caktuan për këtë seancë.
Në sallë janë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa deputetë të komuniteteve joshumicë joserbe.
Deputeti i PDK’së, Përparim Gruda, ndodhet në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga VV.
Nga partitë “opozitare” i pranishëm në këtë seancë nuk është asnjë deputet tjetër.
(Kosova Sot Online)
