Haradinaj: Po i vjen fundi gjithë kësaj situate të randë

  • A.P /
  • 19 November 2025 - 15:45
Haradinaj: Po i vjen fundi gjithë kësaj situate të randë

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ‘’situatës së rëndë’’ politike po i vjen fundit, dhe se, ‘’sot është dita e kthesës’’, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka shtuar edhe se nga sot ‘’koha fillon me numru ndryshe’’.

‘’Po i vjen fundi gjithë kësaj situate të randë. Kemi humbur shumë muaj shumë javë, të vlefshme për Kosovën dhe shumë mundësi. Sot është dita e kthesës, nga sot fillon me numru koha ndryshe, dhe jam optimist se zgjedhjet do të jenë zgjidhja. Ju kërkojmë falje të gjithë qytetarëve të vendit, sidomos atyre që janë prek më shumë.’’, ka thënë ai.

Më tej, Haradinaj ka bërë të ditur se AAK’ja do të votojë kundër Konjufcës, duke thënë edhe se ky i fundit duhet të kërkojë falje qytetarëve për vonesën dy javëshe.

‘’AAK është shumë e qendrshme në vendimet e veta. Çdo deklarim i yni më përpara ka qenë çështja e kryetarit të kuvendit, ka qenë i Aleancës dhe jo vetëm i individëve. Edhe atëherë kur kemi votuar lirshëm ka qenë vendim i Aleancës, është vendim i Aleancës që votojmë kundër kësaj kandidature, këtij mandatari, që po ashtu nuk është shumë i qendrushëm sepse nuk ka paraqitur nënshkrime. Konjufca duhet të kërkojë falje qytetarëve që i ka vonuar edhe dy javë, nëse asgjë tjetër i ka vonuar edhe dy javë Kosovën dhe institucionet’’, ka shtuar ai. 

(Kosova Sot Online)