Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit është ftuar për intervistim

  • A.P /
  • 19 November 2025 - 15:50
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit është ftuar për intervistim

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit për masakrën e Reçakut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Prokuroria Speciale, Arbnora Luta.

“Prokuroria Speciale mund t’ju konfirmojë se Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z.Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, në kuadër të procesit hetimor lidhur me rastin për të cilin keni parashtruar pyetje. Prokuroria Speciale shpreh vlerësimin për gatishmërinë dhe kontributin që z.Kelmendi ka dhënë lidhur me zbardhjen e një cështjeje penale, që Prokuroria Speciale e ka në trajtim”, ka thënë Luta.

(Kosova Sot Online)