Në QKUK kryhen dy operacione për vendosjen e protezave

  • A.P /
  • 20 November 2025 - 10:05
Në QKUK kryhen dy operacione për vendosjen e protezave

ShSKUK ka njoftuar se në Klinikën e Ortopedisë në QKUK për herë të parë janë kryer dy operacione për vendosjen e protezave të supit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë janë kryer dy operacione për vendosjen e protezave të supit. Ekipi mjekësor në përbërje të dy ortopedëve, si dhe ekipit nga Klinika e Anesteziologjisë dhe stafit infermieror, me sukses të plotë kanë kryer këto dy operacione ortopedike. QKUK kishte përfituar si donacion tavolinën operative për nderhyrje në krahë,  nga Klinka me renome botërore Schulthess Klinik, Zvicër.”

(Kosova Sot Online)