Arrestohet në flagrancë një i dyshuar për fajde
Policia në Mitrovicë të Jugut ka arrestuar R.G. të dyshuar për përfshirje në fajde. Sipas policisë ai është arrestuar derisa po e kryente veprën për të cilën dyshohet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale Mitrovicë-Jugu, në vazhdën e veprimeve operativo/hetimore me qëllim të parandalimit të veprave penale, kanë zhvilluar hetime intensive lidhur me një person të dyshuar, për të cilin kishte dyshim të bazuar për përfshirje në veprën penale të ‘Fajdesë’ . Më datën 19.11.2025 rreth orës 19:00 është arritur që të arrestohet personi i dyshuar R.G., (1988), i cili në kohën e arrestimit po kryente veprën për të cilën dyshohej.”
Policia ka kryer kontroll në objektin banesor dhe objektet ndihmëse të të dyshuarit, ku ka konfiskuar dëshmi për rastin.
Ai është dërguar në mbajtje.
“Me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli në objektin banesorë, dhe objektet ndihmëse pronë e të dyshuarit, ku janë konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e veprave penale, ruajtjen e rendit publik dhe jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.”
(Kosova Sot Online)
