Raportohen dy të zhdukur në Pejë e Mitrovicë

  • A.P /
  • 20 November 2025 - 11:30
Raportohen dy të zhdukur në Pejë e Mitrovicë

Një person në Peje e ka raportuar të zhdukur vajzën e tij të mitur. Rasti po hetohet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“PERSON I ZHDUKUR – Rr. Bajram Gashi, Pejë 19.11.2025 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.”

Ndërsa në Mitrovicë të Jugut, gruaja e ka raportuar të zhdukur burrin e saj.

“PERSON I ZHDUKUR– Rr. Sylejman Shala, Mitrovicë Jugu 18.11.2025 – 07:00. Ankuesja ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime.”

(Kosova Sot Online)