Ka përfunduar takimi mes presidentes Osmani dhe liderëve partiakë
Ka përfunduar takimi në Presidencë mes presidentes Vjosa Osmani dhe liderëve partiakë për caktimin e datës së zgjedhjeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kryetari i Guxo, Faton Peci, tha se kanë pasë qëndrime të ndryshme rreth datës së zgjedhjeve.
“Pat diskutime të ndryshme rreth asaj se kur është opsioni më optimal dhe më i favorshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës. Si Guxo kemi mbrojtur qëndrimin mes datës 21 dhjetor dhe 28 dhjetor, ne kemi preferuar datën 28” .
Kjo datë u përfol si e favorshme për shkak të ardhjes së mërgatës për shkak të festave të fundvitit, por Peci pretendoi se arsyet pse e kanë kërkuar këtë datë janë “të thjeshta”.
“Për shkak se KQZ ende nuk ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve lokale, për shkak të kemi kohë për përgatitje edhe të KQZ-së edhe të partive politike, por edhe për nevojën e organizimit më të mirë edhe të ambasadave dhe konsullatave në BE dhe përtej, SHBA. Ky ishte propozimi ynë. Ne mendojmë se 28 dhjetori është më e favorshmja, për qytetarin, për mërgatën, për një menaxhim më të mirë”.
(Kosova Sot Online)
