Hamza: Vendimi për datën e zgjedhjeve të merret në bazë të neutralitetit

  • A.P /
  • 20 November 2025 - 14:00
Hamza: Vendimi për datën e zgjedhjeve të merret në bazë të neutralitetit

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë për media pas takimit me presidenten, ka thënë se kërkojnë që zgjedhjet e reja të mbahen me datën 21 dhjetor, për të fituar një javë kohë dhe për të mos i shkuar në ekstrem afatit kushtetues, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka potencuar që vendimi për caktimin e datës së zgjedhjeve duhet të udhëhiqet nga parimet e neutralitetit, transparencës dhe garantimit të një procesi zgjedhor të besueshëm dhe të drejtë.

Postimi i plotë;

 Integriteti i zgjedhjeve fillon me përcaktimin e drejtë të datës së tyre, prandaj vendimi i presidentes Osmani ka rëndësi vendimtare.

Vendi ynë ka nevojë për zgjedhje me integritet të plotë dhe jo për kompromise që cenojnë besimin e qytetarëve, i cili duhet të jetë mbi çdo interes politik.

PDK-ja kërkon që vendimi për datën e zgjedhjeve të merret duke u udhëhequr nga parimet e neutralitetit institucional, transparencës dhe garantimit të një procesi zgjedhor të besueshëm dhe të drejtë.

(Kosova Sot Online)