Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Europian

  • A.P /
  • 20 November 2025 - 14:15
Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Europian

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Europian që mbahet nesër më 21 nëntor, në Tiranë, njoftoi Zyra e Kryeministrit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërkaq, sonte Kurti merr pjesë në Darkën e Liderëve në kuadër të këtij samiti.

Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Kosova, për dallim nga vendet e rajonit, ende s’ka përfituar nga kjo pako miliardëshe e Bashkimit Europian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të mungesës së institucioneve që nga mbajtja e zgjedhjeve më 9 shkurt.

(Kosova Sot Online)