Murati: 28 dhjetor mundëson daljen sa më të madhe të qytetarëve në zgjedhje

  • A.P /
  • 21 November 2025 - 08:00
Murati: 28 dhjetor mundëson daljen sa më të madhe të qytetarëve në zgjedhje

Hekuran Murati ka reaguar pas caktimit të 28 dhjetorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se është vendim i duhut pasi mundëson pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve për shkak të diasporës.

Postimi:

Caktimi i datës 28 dhjetor për zgjedhje është vendimi i duhur.

Kjo e mundëson daljen sa më të madhe të qytetarëve për të votuar marrë parasysh edhe ardhjen e diasporës, por edhe i jep kohë të mjaftueshme KQZ-së për të organizuar zgjedhjet sa më mirë.

Na priftë e mbara!


(Kosova Sot Online)