Zelensky i gatshëm për bisedime me SHBA-në
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është gati për “punë të ndershme” me SHBA-në, pasi mori një draft plani paqeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Disa media amerikane raportojnë se sipas planit, Kievi do të hiqte dorë nga zonat e Donbasit në Ukrainën lindore që ende i kontrollon, e cila do të zvogëlonte madhësinë e ushtrisë së saj dhe do të zotohej të mos i bashkohej NATO-s, shkruan BBC.
Nuk ishte e qartë se sa e përfshirë ka qenë Ukraina në hartimin e planit, por Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se SHBA-të ishin angazhuar “në mënyrë të barabartë me të dyja palët”.
Ndërkaq në një deklaratë të veçantë, zyra e Zelensky tha se Ukraina kishte “rënë dakord të punonte mbi dispozitat e planit në një mënyrë që do të sillte një fund të drejtë të luftës”.
(Kosova Sot Online)
