Bedri Hamza merr vendimin e parë

  • A.P /
  • 21 November 2025 - 12:45
Bedri Hamza merr vendimin e parë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, sot do të mbledhë Kryesinë e partisë për herë të parë pasi mori drejtimin e saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërkaq, pas mbledhjes së Kryesisë, Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot një konferencë për media.

Konferenca do të nisë nga ora 15:30 në selinë qendrore të PDK-së.

Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit, Bedri Hamza u zgjodh kryetar i PDK-së.

(Kosova Sot Online)