BE-ja e panjoftuar për planin e Trumpit
Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, ka pranuar se Bashkimit Evropian nuk i është treguar për planin e SHBA-së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
E, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se do të bisedojnë me liderët evropianë por edhe të shteteve të tjera lidhur me planin 28-pikësh. Ajo ka theksuar se parimi mbetet që “asgjë për Ukrainën nuk bëhet pa Ukrainën”, ndërkohë që ka shtuar se do të flasë me presidentin ukrainas.
Një zëdhënës i kancelarit gjerman, Friederich Merz, ka konfirmuar se Merz, presidenti francez dhe ai i Britanisë kanë biseduar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, raportoi Guardian,
Sipas zëdhënësit, të tre liderët kanë konfirmuar mbështetjen e plotë për Ukrainën, duke përgëzuar përpjekjet e SHBA-së por edhe duke theksur se ata do të vazhdojnë të ndjekin synimin e “ruajtjes së interesave evropiane dhe ukrainase në terma afatgjatë”.
Liderët kanë theksuar se çfarëdo marrëveshje paqeje “që prek shtetet evropiane, Bashkimin Evropian ose NATO-n, kërkon aprovimin e partnerëve evropianë ose një konsensus mes aleatëve”.
(Kosova Sot Online)
