Hamza: S’ka vendim brenda PDK-së për përjashtim të Ramiz Lladrovcit
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, në konferencën e sotme për media ka folur edhe për problemin në mes të PDK-së dhe Ramiz Lladrovcit i ndodhur në zgjedhje lokale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Hamza ka thënë se s’ka ndonjë vendim në PDK që thotë se Ramiz Lladrovci është përjashtuar nga PDK.
Ai ka thënë se është i bindur që do të vazhdojnë bashkë për të maksimalizuar votën për PDK-në.
“tek cështja e Drenasit, Ramiz Lladrovcin kërkush s’e ka përjashtu prej PDK-së. S’ka vendim brenda PDK-së që thotë se Ramiz Lladrovci s’është në PDK. Prandaj jam i bindur që ne bashkë do të vazhdojmë edhe të garojmë edhe ta maksimalizojmë votën për PDK-në:”, ka deklaruar Hamza.
(Kosova Sot Online)
