Ky është punëtori që vdiq pasi e zuri betoni

  • A.P /
  • 22 November 2025 - 09:01
Ky është punëtori që vdiq pasi e zuri betoni

Bashkim Nitaj ka humbur jetën dje pas lëndimeve që ka marrë duke punuar në rrugën “Faruk Rama” në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këtë incident tragjik ka mbetur i lënduar edhe një tjetër.

Ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, i cili zbuloi identitetin e tij, tha se Nitaj do të kujtohet si një mik i veçantë e aktivist.

“Mëngjes i trishtë! Bashkim Nitaj, miku ynë i dashtun se kemi pritur një ndarje kaq të hershme. Do të mbetësh në kujtesën tonë si një mik i veçantë, si aktivist e si sportist i madh. Kemi kujtime e kujtime që do të mbetën si një thesar i çmuar në kujtesën tonë e të brezave që do të vijnë. Bashkëndjejmë dhembjen e madhe me familjen Nitaj! Shoq, u prehsh në paqen e merituar!”, shkroi Selmanaj.

Për Nitajn u raportua se është veteran i UÇK-së.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar mbrëmë edhe policia.


(Kosova Sot Online)