Burri e sulmon gruan që kishte urdhër mbrojtës

  • A.P /
  • 22 November 2025 - 11:15
Burri e sulmon gruan që kishte urdhër mbrojtës

Një burrë është dërguar në mbajtje pasi në gjendje të dehur dyshohet se kishte shkuar në shtëpi dhe ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur bashkëshorten e tij, e cila kishte urdhër mbrojtës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai kishte thyer e dëmtuar edhe gjësende të ndryshme në shtëpi dhe po ashtu e kishte thyer edhe telefonin e tij edhe të gruas së tij.

Policia tha se viktima ka arritur t’i shmanget rrezikut duke u futur në shtëpinë e djalit të saj

“Rahovec 21.11.2025 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në gjendje të dehur, dyshohet se kishte dëmtuar-thyer disa gjësende në shtëpi, kishte thyer telefonin e tij dhe të viktimës -bashkëshortes së tij, e cila kishte urdhër mbrojtës. I dyshuari, po ashtu dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur viktimën, ndërsa viktima ka arritur t’i shmanget rrezikut duke u futur në shtëpinë e djalit të saj. Palëve (viktimës dhe të dyshuarit) u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

(Kosova Sot Online)