Reshjet e borës kanë përfshirë pjesën më të madhe të Kroacisë

  • A.P /
  • 22 November 2025 - 16:45
Reshjet e borës kanë përfshirë pjesën më të madhe të Kroacisë

Reshjet e borës kanë përfshirë pjesën më të madhe të Kroacisë gjatë natës, duke krijuar kushte të vështira për udhëtimin dhe duke nxitur paralajmërime nga meteorologët dhe autoritetet rrugore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bora që ka mbuluar sot disa zona të vendit ka shkaktuar gjithashtu probleme të mëdha, raporton Index.hr.

Autostrada A1 është e mbyllur për të gjithë trafikun midis kryqëzimeve të Sveti Rok dhe Posedarje.

Përveç rrugëve të mbyllura, autoritetet kanë lëshuar edhe një alarm të kuq për motin në rajonin e Rijekës.

(Kosova Sot Online)