Erdogan do të zhvillojë bisedë telefonike me Putinin
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se ditën e hënë, do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Këtë e bëri të ditur gjatë konferencës për shtyp në Samitin e Liderëve të G20-s në Johanesburg.
“Nesër do të kem një bisedë telefonike me Putinin”, tha Erdoğan, duke theksuar: “Do të bëjmë çfarë të mundemi për të hapur rrugën drejt paqes.
Duhet theksuar se nuk ka pasur bisedime ballë për ballë mes Kievit dhe Moskës që nga takimi në Stamboll në korrik.”
Përpjekjet për ringjalljen e bisedimeve të paqes duket se po fitojnë terren, edhe pse Moska ende nuk ka dhënë asnjë shenjë të ndryshimit të kushteve të saj për përfundimin e luftës.
Presidenti turk ishte takuar të mërkurën e kaluar (19 nëntor) edhe me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, ku diskutuan mundësinë e ringjalljes së bisedimeve të paqes mes Moskës dhe Kievit.
(Kosova Sot Online)
