Sot vazhdon gjyqi kundër Naim Murselit

  • A.P /
  • 24 November 2025 - 08:30
Sot vazhdon gjyqi kundër Naim Murselit

Gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt do të vazhdojë sot, ka njoftuar vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademaj thotë se është e rëndësishme që procesi të jetë të drejtë dhe profesional, teksa rikujton se këtë javë shënohën dy vite që nga vrasja e saj.

“Java që po vjen është e vështirë për ne, pasi më 29 nëntor bëhen dy vite nga vrasja e Liridones sonë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë. Vetëm drejtësia e shpejtë, profesionale dhe pa gabime mund të na lehtësojë dhimbjen e rëndë që po e përjetojnë fëmijët e saj dhe ne”, ka shkruar Ademaj.

Sot në seancë pritet të jetë prezent edhe i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli.

(Kosova Sot Online)