Musliu: Ne mundemi me ja kthy Kosovës dinjitetin

  • A.P /
  • 24 November 2025 - 12:45
Musliu: Ne mundemi me ja kthy Kosovës dinjitetin

Ganimete Musliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Partia Demokratike mundet me ja kthy Kosovës dinjitetin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo thotë se e ardhmja e vendit ndërtohet me dije, me vizion të qartë, vullnet të fortë dhe vendime të guximshme.

Postimi i saj:

Partia Demokratike mundet me ja kthy Kosovës dinjitetin!

Është në dorën tuaj të vendosni kah doni ta orientoni Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Ky është momenti me zgjedhë një rrugë që garanton zhvillim, stabilitet dhe forcim të institucioneve.

E ardhmja e vendit ndërtohet me dije, me vizion të qartë, vullnet të fortë dhe vendime të guximshme.


(Kosova Sot Online)