Alban Nuredini kandidat për deputet nga radhët e LDK-së

  • A.P /
  • 24 November 2025 - 12:03
Alban Nuredini kandidat për deputet nga radhët e LDK-së

Shkrimtari i njohur Alban Nuredini ka shprehur gatishmërinë dhe nderin e tij që të jetë kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke theksuar se mbështetja që ka marrë nga qytetarët e motivon edhe më shumë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një deklaratë publike, Nuredini u shpreh se përkrahja që njerëzit i kanë dhënë idealeve të tij është një përgjegjësi e madhe dhe një kauzë që ai e ka marrë me seriozitet që në rini.

“Do të ishte vërtet nder për mua të jem kandidat. Po ashtu, më gëzon fakti që ka kaq shumë njerëz që besojnë në idealet e mia –ide për të cilat jam betuar një herë e përgjithmonë se do t’i mbroj dhe do t’i çoj përpara, vetëm me LDK-në,” tha ai.

Nuredini shtoi se ata që e njohin personalisht e dinë rrugëtimin e tij politik dhe profesional, ndërsa të tjerët janë dëshmitarë të faktit që ky angazhim është ndërtuar me vite.

“Ata që më njohin e dinë mirë rrugën time. Të tjerët e dinë se kjo është një histori që e kam kultivuar qysh i ri, dhe mbi këto ideale jam rritur e zhvilluar,” u shpreh ai.

LDK pritet të finalizojë listën e kandidatëve në ditët në vijim, ndërsa emri i Nuredinit po përmendet si një nga figurat e reja me mbështetje në rritje.


(Kosova Sot Online)