Rama, Kurtit e Muratit: Mos rrini në zyra e në xhipa, hajde takohemi

  • A.P /
  • 24 November 2025 - 11:45
Rama, Kurtit e Muratit: Mos rrini në zyra e në xhipa, hajde takohemi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka ftuar edhe një herë në takim kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministrin në detyrë të Financave Hekuran Murati, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rama ka thënë se u është bashkuar në protestë punëtorëve të ndërmarrjes “Trafiku Urban” pasi do të jetë gjithmonë me ta.

Ai ka shtuar se punëtorët po i presin pagat e qytetarët shërbimet.

“Albin, Hekuran, mos rrini në zyra e në xhipa. Hajde takohemi dhe e  bëjmë zgjidhjen për punëtorët dhe qytetarët e Prishtinës! Sot iu bashkova protestës sepse jam dhe do të jem gjithmonë me punëtorët dhe qytetarët e kryeqytetit. Prej një viti kërkojmë zhbllokimin e buxhetit, ndërsa ai vazhdon të mbahet padrejtësisht peng për interesa politike.  Jam me ju punëtorë dhe do të qëndroj në krahun tuaj deri në zgjidhjen e këtij problemi dhe kthimin e shërbimeve që qytetarët meritojnë! Punëtorët po i presin pagat që u takojnë. Qytetarët po i presin shërbimet që u takojnë. Kryeqyteti po e pret buxhetin që i takon! Mos bëni politikë me nevojat bazike të qytetarëve. Është e pandershme dhe jonjerëzore.”

(Kosova Sot Online)