Ja kush i është bashkuar PDK’së së Bedri Hamzës
Shkumbin Demaliaj me inciativën e tij “Demokracia” i është bashkuar PDK’së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kështu ka njoftuar i pari i PDK’së, Bedri Hamza. Ai ka thënë se shkrirja e kësaj iniciative në PDK është hap i rëndësishëm në rrugëtimin për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar.
“Partisë Demokratike të Kosovës, sot zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar. Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!”
(Kosova Sot Online)
