Ja si parashikohet moti për ditën e martë
Moti të martën në Kosovë sjell më shumë vranësira gjatë ditës, ndërsa herë pas here mund të ketë reshje lokale shiu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në zonat malore priten fjolla të lehta bore që do ta sjellin atmosferën e dimrit.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 6°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 11°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
