Ambasada amerikane me detaje për vizitën e kongresistëve

  • A.P /
  • 25 November 2025 - 12:15
Ambasada amerikane me detaje për vizitën e kongresistëve

Kongresisti republikan Mike Turner dhe ai demokrat Donald Norcross kanë qëndruar dje në Kosovë ku zhvilluan disa takime në vend, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sot ata u pritën në ambasadën amerikane në Prishtinë nga e ngarkuara me punë Anu Prattipati.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati priti në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë një delegacion të Kongresit amerikan, të kryesuar nga përfaqësuesi Michael Turner. Ekipi i ambasadës ishte krenar që mbështeti vizitën e tyre, lehtësoi diskutime produktive dhe theksoi rëndësinë e një partneriteti konstruktiv SHBA–Kosovë”.

(Kosova Sot Online)