KQZ mban sot mbledhjen e radhës

  • A.P /
  • 26 November 2025 - 11:05
KQZ mban sot mbledhjen e radhës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, KQZ pritet të shqyrtojë çështje të rëndësishme lidhur me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas rendit të ditës, Këshilli për Operacione Zgjedhore do të paraqesë për shqyrtim dhe miratim listën e Qendrave të Votimit jashtë Kosovës, përfshirë numrin e vendvotimeve dhe numrin maksimal të votuesve për secilin vendvotim. Vendimi pritet të përcaktojë mënyrën e organizimit të procesit zgjedhor për diasporën.

Po ashtu, anëtarët e KQZ-së do të njoftohen me raportin e Listës preliminare të Votuesve për zgjedhjet e 28 dhjetorit, një dokument kyç për përgatitjen e mëtejshme të procesit zgjedhor dhe evidentimin e saktë të votuesve me të drejtë vote.

(Kosova Sot Online)