Kusari: Kurti dhe Murati e kanë mision special me shkatërru RTK-në
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pasi qeveria nuk ndau buxhet për RTK-në.
Kusari ka thënë se Albin Kurti dhe Hekuran Murati kanë mision special për ta shkatërruar RTK-në.
Postimi:
Qeveria ka marre vendim me i dhene buxhet disa institcuoneve por ka refuzuar qe te ndaje buxhet per RTK-ne. Pra, e ka pasur mundesine ligjore dhe buxhetore por e ka perjashtu RTK-ne.
Perse?
Sepse Kurti, Murati dhe njerezit e VV kane mision special me e shkaterru RTK-ne masi s’po munden ta vendosin ne kontrolle totale. Kontrolla e kufizuar aktuale te cilen jane duke e ushtru – vec kqyrni lajmet ne 19.00 – nuk po iu mjafton.
Kjo eshte lufte speciale kunder lirise se medias, lufte speciale kunder RTK-se dhe neperkembje e 700 punetoreve dhe familjeve te tyre.
Une njoh njerez qe punojne ne RTK qe vuajne nga semundjet dhe per ilace po kerkojne ndihme nga familjaret. Kjo qasje eshte denigrimin dhe cenim i integritetit dhe mireqesines personale te njerezve.
Pergjegjese eshte Levizja Vetevendosje dhe Kurti.
(Kosova Sot Online)
