Albin Kurti nominohet për kryeministër nga VV: Jam i nderuar
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi u nominuar nga Lëvizja Vetëvendosje si kandidat për kryeministër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kurti ka reaguar pas këtij nominimi duke thënë se “do t’ju shërbej me punë dhe përkushtim”.
“Qytetarë të Republikës, mërgatë e dashur, anëtarë e aktivistë të Lëvizjes sonë, jam i nderuar për nominimin si kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Do t’ju shërbej me punë dhe përkushtim, e do të qeverisim me nder e përulësi”, ka thënë Kurti.
(Kosova Sot Online)
