Kuvendi i Prishtinës mban sot seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për mjetet vetanake dhe buxhetin e vitit 2026, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Seanca do të fillojë nga ora 15:00.
Ky zhvillim vjen pas disa ditësh bllokimi të transportit publik, për shkak të grevës së Trafikut Urban dhe operatorëve privatë të transportit, si dhe problemeve financiare të komunës. Situata ka shkaktuar kolona të gjata dhe vështirësi për qytetarët në qarkullimin urban.
(Kosova Sot Online)
