Qeveria në detyrë do të mblidhet sot
Qeveria në detyrë do të mblidhet sot, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në njoftimin për media është bërë e ditur se mbledhja do të nisë në ora 12:00.
Në rend të ditës në mbledhjen e sotme janë gjithsej 14 pika.
Në mbledhjen e ekzekutivit sot pritet të shqyrtohen propozim-vendimet për disa shpronësime. Po ashtu sot kabineti qeveritar në detyrë pritet të shqyrtojë propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në kategorinë e shpenzimeve “paga dhe shtesa” për nëntor 2025 për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
(Kosova Sot Online)
