KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare të balotazhit

  • A.P /
  • 27 November 2025 - 10:05
KQZ-ja certifikon rezultatet përfundimtare të balotazhit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me ç’rast do të bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mbledhja është njoftuar të fillojë në orën 11:00.

Mes të tjerash, KQZ-ja do të bëjë shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave për zëvendësimin e anëtarit të kuvendit komunal, sipas komunave,  për zgjedhjet lokale 2025.

(Kosova Sot Online)