Hamza: FSK-ja e fortë, atdheu i sigurt

  • A.P /
  • 27 November 2025 - 12:00
Hamza: FSK-ja e fortë, atdheu i sigurt

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në Ditën e Forcës tha se shpreh mirënjohjen dhe respektin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar profesionalizmin dhe rolin e saj në mbrojtjen e vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Në Ditën e Forcës i nderojmë vajzat dhe djemtë e FSK-së, të cilët me atdhedashuri, disiplinë dhe përkushtim mbrojnë sovranitetin dhe dinjitetin e Republikës së Kosovës,” ka deklaruar Hamza.

Ai tha se FSK po ec drejt standardeve të NATO-s.

“Jemi krenarë për Forcën tonë që po rritet, profesionalizohet dhe po ecën drejt standardeve të NATO-s, duke na përfaqësuar me dinjitet kudo”, ka thënë kryetari i PDK-së.

Në fund, ai ka dërguar një urim të veçantë për ushtarakët në këtë ditë simbolike.

“FSK-ja e fortë, atdheu i sigurt! Ushtarë, urime Dita e Forcës!”.


(Kosova Sot Online)