Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del me njoftim

  • A.P /
  • 27 November 2025 - 12:45
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del me njoftim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës dhe mori vendim për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të raundit të dytë për Kryetarë të 18 komunave, të cilat janë mbajtur më 9 nëntor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rezultatet u certifikuan për këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klina, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Deri më tani, përveç certifikimit të rezultateve nga raundi i dytë, javë më herë KQZ ka certifikuar rezultatet e 20 komunave tjera, ku fituesit janë zgjedhur në raundin e parë.

Ndërkaq, nga zgjedhjet për Kuvende Komunale, KQZ ka certikuar rezultatet për 27 asamble, më përjashtim të Kuvendit Komunal në komunën e Istogut ku ende është aktive një ankesë.

(Kosova Sot Online)