Mustafa - Kurtit: Mashtrues, manipulues, uzurpues
Besian Mustafa, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas ndarjes së mjeteve nga ana e qeverisë për RTK’në, duke e cilësuar liderin e VV’së Albin Kurti, si ‘’mashtrues, manipulues, uzurpues’’, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Mustafa në reagimin e tij, ka kritikuar Kurtin dhe VV’në, duke thënë edhe se ‘’është dashtë me tentu me i lënë fajin tjerëve, apo jo’’.
‘’Dmth paska pas mundësi të kryhen pagat e RTK-së pa krizë, pa vonesa! Por tash janë zgjedhjet, apo jo? Është dashtë me tentu’ me i lënë fajin tjerëve, apo jo?
Mashtrues, manipulues, uzurpues.
28 dhjetori është dita!’’, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)
