Osmani ka uruar ushtarët amerikanë për 'Ditën e falënderimeve'

  • A.P /
  • 27 November 2025 - 16:03
Osmani ka uruar ushtarët amerikanë për 'Ditën e falënderimeve'

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka qëndruar në kampin Bondsteel në Ditën e Falënderimeve, duke u shprehur mirënjohje ushtarëve amerikanë për paqen dhe sigurinë në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani ka thënë edhe se këta ushtarë kanë qenë gjithmonë pranë Kosovës në ditët më të vështira.

Postimi:

Urime Dita e Falënderimeve/ Happy Thanksgiving 

Ushtarët amerikanë kanë qenë gjithmonë pranë Kosovës, në ditët më të vështira dhe në ditët më të mira për popullin tonë.

Sot, në Festën e Falënderimeve, pata nderin t’u bashkohem sërish në kampin Bondsteel për t’ua shprehur mirënjohjen tonë për kontributin e tyre për paqe dhe siguri në Kosovë dhe përtej.

 

(Kosova Sot Online)