Moti gjatë ditëve në vijim do të jetë kryesisht dimëror

  • A.P /
  • 28 November 2025 - 07:14
Moti gjatë ditëve në vijim do të jetë kryesisht dimëror

Moti gjatë ditëve në vijim në Kosovë do të jetë kryesisht dimëror, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Të premten në mëngjes priten reshje bore në disa zona dhe në ultësira mund të shfaqen periudha me shi të përzier me borë. Mbrëmja mund t’i sjellë reshjet më të dendura dhe në disa vende pritet të krijohet shtresë bore.

Të shtunën në orët e para reshjet vazhdojnë, por drejt pasdites dobësohen dhe gradualisht ndalen.

E diela sjell mot të qëndrueshëm. Vranësirat largohen ngadalë dhe herë pas here mund të ketë edhe rreze dielli nëpër zona të ndryshme të vendit.

(Kosova Sot Online)