KFOR’i uron Shqipërinë për 28 Nëntor

  • A.P /
  • 28 November 2025 - 10:30
KFOR’i uron Shqipërinë për 28 Nëntor

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka uruar sot Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë përmes një mesazhi zyrtar në rrjetet sociale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në urimin e tyre, KFOR thekson rolin e Shqipërisë si një aleate e rëndësishme brenda NATO-s dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në misionin paqeruajtës në Kosovë.

“Gëzuar Ditën Kombëtare aleatëve tanë shqiptarë. Shqipëria është një nga 33 shtetet kontribuuese në misionin e KFOR-it,” shkruan misioni, duke e shoqëruar mesazhin me sloganin #StrongerTogether dhe #Albania.


(Kosova Sot Online)