Sinani ka vendosur flamurin shqiptar në komunën e Preshevës

  • A.P /
  • 28 November 2025 - 13:15
Sinani ka vendosur flamurin shqiptar në komunën e Preshevës

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës për festën e 28 Nëntorit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në urimin e saj për Ditën e Pavarësisë, Sinani tha se shqiptarët në Luginën e Preshevës rezistojnë përkundër mohimit të përdorimit zyrtar të flamurit nga Serbia për shqiptarët atje.

“Edhe përballë diskriminimit të Serbisë dhe mohimit të përdorimit zyrtar të flamurit për shqiptarët e Luginës, ne mbetemi të palëkundur: me rezistencë, me dinjitet dhe me besim të plotë në barazi, demokraci dhe liri”, shkroi Sinani.

“Një flamur, një zemër! Për Preshevën, Luginën, për shqiptarinë, për Flamurin që na bashkon”, shtoi ajo.


(Kosova Sot Online)