Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës
Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Novosellë të Kamenicës, pasi dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në territorin e vendit nga Serbia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është regjistruar mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:25, kur njësi patrulluese ndaloi një automjet me targa të huaja.
Automjeti drejtohej nga një kosovar, ndërsa pasagjer ishte një shtetas i huaj.
“Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.
(Kosova Sot Online)
