Berisha: Të largojmë Edi Ramën dhe të votojmë të lirë

  • A.P /
  • 01 December 2025 - 10:30
Berisha: Të largojmë Edi Ramën dhe të votojmë të lirë

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, gjatë deklaratës së tij, theksoi se misioni kryesor i Partisë Demokratike sot nuk lidhet me pushtetin, por me rikthimin e votës së lirë për qytetarët shqiptarë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai u ndal te kërkesat për dorëheqje, duke theksuar se në kushte të zgjedhjeve normale ai vetë do të ishte larguar me kohë nga drejtimi, por farsa elektorale dhe shtypja e pluralizmit e bëjnë të domosdoshme vijimin e betejës.

Sipas tij, opozita nuk mund të vijë kurrë në pushtet për sa kohë Edi Rama kontrollon procesin zgjedhor, institucionet dhe mediat, ndaj detyra e PD-së është të bindë shqiptarët të ngrihen dhe të largojnë këtë regjim. Berisha deklaroi se pas zgjedhjeve të 11 majit ndihet më i motivuar se kurrë për të çuar përpara këtë mision të tij politik.

Fjala e tij:

Tani, relative kjo. Ata që kërkojnë dorëheqjen kanë të drejtën e tyre të kenë çdo kërkesë. Por theksoj edhe njëherë, në mënyrë absolute nuk ka njeri në Shqipëri të ketë dhënë dorëheqjen më shumë se unë. 

Ju garantoj se kurrë nuk e kam patur një akt aq të vështirë dhe të dhimbshëm dorëheqjen, jo. Në rast se zgjedhjet do të ishin zhvilluar në kushtet e një kuadri normal, të vlerësuara jo vetëm nga ne, por dhe nga komuniteti ndërkombëtar, ju siguroj se javën e 3 maksimumi të 4 pas tyre, Sali Berisha nuk do hynte më në këtë zyrë. 
Unë i kam faktuar këto. Por në kushtet e një farse elektorale, për Sali Berishën ka një mision dhe ky mision është të bëjë çdo përpjekje, për të bindur shqiptarët që të ngrihemi, të largojmë Edi Ramën dhe të votojmë të lirë si qytetarë. 
Këtu gërshetohen shumë. Së pari janë altoparlamentët e qeverisë, të cilët e dinë se problemi absolut i Edi Ramës është Sali Berisha. Dhe në fakt unë do të vazhdoj të jem problemi i tij me të gjithë forcën tim. Edhe i narkoshtetit edhe i krimit, sepse nuk bëj kompromis me këto.
Në fakt sot pas këtyre zgjedhjeve ndihem më i motivuar se kurrë në këtë betejë. Pse ndihem. Sepse është një mision nuk është një mision për pushtet, duhet ta dijë çdo demokrat. Po nuk larguam Edi Ramën, opozita në pushtet nuk vjen kurrë. 
Shtroni pyetjen secili prej jush, cili do ishte rezultati i zgjedhjeve të 11 majit në rast se, nuk do ishin arrestuar dy liderët e partive kryesore opozitare në vitin elektoral dhe i dhënë tjetrit për ndjekje penale. 
Në rast se nuk do ishin organizuar me paratë e taksë paguesve në kundërshtim me ligjin, në periudhën e ndaluar me ligj, për të ndikuar tek zgjedhësit 4530 aktivitete.
Në rast se qeveria nuk do të kontrollonte 90% të mediave. 
Në rast se punonjësit e administratës publike që duhet të jenë shërbëtorë të qytetarëve shqiptarë nuk shndërrohen në plaçkitës dhe policë të votës së tyre. 
Në rast se me fondet tuaja nuk do ti jepej çdo pensionist 100 euro për të marrë votën.
Në rast se nuk do të faleshin 1 miliardë e 700 milionë euro gjoba dhe kamata të viteve të fundit.
Në rast se nuk do të bëheshin punësime të përkohshme dhe të jepeshin dhjetëra mijëra leje ndërtimi, legalizimi, certifikata pronësie, të gjitha këto në kundërshtim me ligjin. 
Në rast se nuk të licencohej mbjellja e 28 mijë hektarë kanabis nga 200 hektarë.
Tani unë e di që ka njerëz që duan ti rrafshojnë, ti bëjnë të paqena këto, por këta janë mjeranë. Ua them këtyre të cilët e bëjnë me qëllim këtë, këta janë skllevër, janë mjeranë, janë shërbëtorë me lek apo pa lek të një regjimi të urryer për shqiptarët. 
Ata që nuk e kanë të qartë ata duhet ti lexojnë dhe duhet të dinë se në këto rrethana zgjedhje nuk ka, ka farsa elektorale dhe kjo është arsyeja që Sali Berisha vazhdon më i motivuar se kurrë këtë betejë, me besimin e madh që do të ja dalim të largojmë këtë të keqe të madhe nga pushteti dhe shqiptarët të votojnë të lirë.
Beteja ime është një betejë për liritë më themelore të shqiptarëve.

Faleminderit!

(Kosova Sot Online)