Vrasja e biznesmenit, gjendet e djegur makina e autorëve

  • A.P /
  • 01 December 2025 - 12:15
Vrasja e biznesmenit, gjendet e djegur makina e autorëve

Një automjetit të djegur është gjetur nga Policia, që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka (alias Mëhalla), mbrëmjen e djeshme në Elbasan, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Makina tip “Audi”, e shkrumbuar plotësisht, është gjetur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit.

Dyshohet që në këtë vrasje të jenë përfshirë dy persona.

Biznesmeni rezulton se është qëlluar me 3 plumba, dy në kokë dhe një në gjoks, duke ndërruar jetë brenda makinës së tij tip “Range Rover”.

Mëhalla ishte pronari i një pike karburanti dhe kompanisë së taksive “El Taxi”, në Elbasan.

(Kosova Sot Online)