Komuna e Prishtinës ankohet se Ministria e Financave ende s’i ka lëshuar paratë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas miratimit të vendimit për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024, Ministria e Financave ende s’e ka bërë alokimin e tyre, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Ju njoftojmë se më 27 nëntor 2025, Asambleja Komunale e Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024. Megjithatë, deri sot, më 02 dhjetor 2025, mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës së Prishtinës”.
Komuna tha se në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, “qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit”.
Përmes këtyre mjeteve pritet të lëshohet për qarkullim trafiku urban i pezulluar tash e sa ditë në mungesë të financave.
(Kosova Sot Online)
