Gjuriq lavdëron partneritetin me SHBA-në

  • A.P /
  • 02 December 2025 - 15:00
Gjuriq lavdëron partneritetin me SHBA-në

Marko Gjuriq, përfaqësuesi i qeverisë serbe, publikoi një njoftim në X ku ka promovuar sic e quan ai, partneritetin strategjik me SHBA-në, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Aty, Gjuriq ka theksuar rëndësinë që Serbia i jep forcimit të partneritetit gjithëpërfshirës me Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar bashkëpunimin me SHBA-në si një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme të vendit. Ai gjithashtu lavdëroi energjinë dhe entuziazmin e thelluar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale me Zëvendës-Sekretarin e Shtetit, Christopher Landau.

Ky njoftim vjen pikërisht në të njëjtën ditë kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se Industria Serbe e Naftës (NIS) nuk kishte marrë licencën nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së për të vazhduar funksionimin e rafinerisë së Pançevës.

“Ne prisnim të merrnim një licencë nga qeveria amerikane për të vazhduar funksionimin e rafinerisë, por nuk e bëmë. Jam i zhgënjyer,” tha Vuçiq më 2 dhjetor, duke shtuar se vendimi për datën e mbylljes varet nga NIS, pasi shteti ka dhënë leje për ndërprerjen e operimit.

(Kosova Sot Online)