Një 15-vjeçar ka vdekur në spital

  • A.P /
  • 02 December 2025 - 15:45
Një 15-vjeçar ka vdekur në spital

Një 15-vjeçar ka vdekur në spital, pasi dyshohet se kishte konsumuar fotoksinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia e Elbasanit thotë se fillimisht 15-vjeçari u paraqit në spitalin e Elbasanit dhe më pas u transportua drejt QSUT, ku edhe humbi jetën.

“Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është dërguar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ai ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari ka konsumuar fotoksinë. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, për vlerësim”, thote policia.

(Kosova Sot Online)