Ja si pritet të jetë moti të mërkurën

  • A.P /
  • 03 December 2025 - 07:18
Ja si pritet të jetë moti të mërkurën

Moti të mërkurën në Kosovë pritet të jetë i mbuluar me vranësira dhe me reshje të herëpashershme shiu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas mesditës mund të hapet për pak, me disa çaste dielli. Në ultësira mund të shfaqet mjegull, ndërsa në zonat malore priten edhe pak reshje bore.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 2°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 5°C gjatë pasdites.


(Kosova Sot Online)