Kadrijaj: AAK e Ramush Haradinajt do të arrijë rezultat dyshifror
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se partia e saj është e konsoliduar dhe e gatshme për zgjedhjet e 28 dhjetorit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas saj, AAK-ja do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve duke zhgënjyer të gjithë ata që thonë se ky subjekt politik nuk do ta kalojë pragun zgjedhor.
‘’AAK-ja është e konsoliduar dhe mirë e organizuar. Ju i keni parë edhe rezultatet që kemi pasur në zgjedhjet lokale. Më vjen keq për ato pretendime se AAK-ja nuk do ta kalojë pragun zgjedhor sepse do të zhgënjehen. AAK-ja do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve e cila do të arrijë rezultat dyshifror”, ka thënë ajo.
(Kosova Sot Online)
