Katër punëtorë të një kompanie rrihen mes vete

  • A.P /
  • 03 December 2025 - 11:16
Katër punëtorë të një kompanie rrihen mes vete

Policia rajonale e Pejës ka njoftuar se në Klinë ka ndodhur një rrahje dje. Aty janë përleshur katër punëtorë të një kompanie dhe të njëjtit janë dërguar në QKMF’në e Klinës për trajtim mjekësor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë janë liruar.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Klinё, me datën 02.12.2025, rreth orёs 10:55, ёshtё njoftuar pёr njё rrahje e cila ka ndodhur në rrugën “Drini i Bardhё” nё Klinё. Policia menjёherё ka dalё në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se pas njё rrahje nё mes veti katёr persona (punёtorë tё njё kompanie), si pasojё e rrahjes kanё pёsuar lëndime tё rёnda trupore, ku tё njëjtit janё dёrguar nё QKMF-Klinё pёr tretman mjekёsor. Tё gjithё tё dyshuarit janё arrestuar nga njёsitet e Stacionit Policor nё Klinё dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, dy (2) nga ta janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa dy (2) tё tjerё janё liruar nё procedurё të rregullt.”

(Kosova Sot Online)