Ka ndërruar jetë gazetari Ragip Guraziu

  • A.P /
  • 03 December 2025 - 14:00
Ka ndërruar jetë gazetari Ragip Guraziu

Gazetari Ragip Guraziu ka ndërruar jetë sot, më 3 dhjetor 2025. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Safeti, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

“Lamtumirë baba. Sot më 03.12.2025 ndërroi jetë babai ynë, Ragip Guraziu, duke na lënë të pikëlluar e të mërzitur. Pusho i qetë babai ynë, kurrë nuk do të harrojmë”, ka shkruar djali i tij.

Familja ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e më të dashurit të tyre:
“Të pikëlluar djemtë e vajzat, rejat, nipat, mbesat dhe e gjithë familja.”

I ndjeri për vite me radhë ka botuar opinionet e tij në gazetën “Kosova Sot”, në trajtimin e zhvillimeve shoqërore e politike në vend.

Ngushëllime familjes Guraziu për këtë humbje të madhe.


(Kosova Sot Online)