Njihuni me parashikimin e motit për ditën e enjte
Mëngjesin e të enjtes në Kosovë priten reshje të dobëta shiu në disa pjesë të vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në zonat malore mund të ketë reshje të dobëta bore ose shiu e bore të përzier. Gjatë ditës moti mbetet kryesisht i vranët.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 7°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 11°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
